23 Dhjetor 2024

Pingpongistët kosovar marrin pjesë në Kampionatin e 62 evropian per te rinj

Prishtinë, 5 korrik - Sot pingpongistët do të udhëtojnë për në Ostravë të Çekisë për të marrë pjesë në kampionatin e 62 evropian që do të organizohet në sallën RT Torac Arena (https://www.sareza.cz/rt-torax-arena/) nga 07-16 korrik. 

Kosova do të përfaqësohet vetëm me Juniorët: Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti dhe Blendi Hajdarin, trajner  Rifat Rifati, si dhe delegat Nehat Çitaku

Eksperti ndërkombëtar Aleksey Yefremov është angazhuar nga Federata që të udhëheqë përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës për të ngritur nivelin e tyre të përformancës, në kampin që është duke u organizuar në Shkollën Tefik Qanga në Ferizaj nga 1 korriku, në mënyrë që përfaqësuesja jonë të kenë paraqitje sa më të mirë në këtë kampionat.

Garat në këtë kampionat do të zhvillohen për të dy gjininë për U15 dhe U18 në kategoritë: Ekipore, individuale dhe Çifte, për më shumë info mund të shihni në https://www.ettu.org/en/events/european-youth-championships/general-information/. Në garat ekipore Kosova është në grupin G së bashku me Kroacinë, Anglinë, Izraelin dhe Armeninë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)