23 Dhjetor 2024

Pingpongistët arrijnë në finale në Maltë

Maltë, 13 shtator - Edhe pingpongistët sot treguan se në Kosovë kemi mjaft talent, sot ekipi i juniorëve mposhti në gjysmëfinale Irlanden me 3:0, e kështu Kosova arrin finalen e parë, duke vërtetuar se puna që po bëhet në federatë dhe në klubet e Kosovës tregojnë se ka ngritje të cilësisë.

Gjysmëfinalja ishte mjaft e fortë, fillimisht Fatih Karabaxhaku fitoi ndeshjen e parë me 3:1, e pastaj edhe Kreshnik Mahmuti në një ndeshje të barabartë fitoj ndeshjen e dytë me 3:2, në ndeshjen e çifteve Fatihu dhe Kreshniku triumfuan me 3:1.

Në Finale, që do të zhvillohet nesër nga ora 18:00, Kosova do të përballet me Libanin e cila ka dal si e para në grupin e saj, e sot në gjysmëfinale ka fituar 3:2 ndaj Wellsit.

Edhe kadetët sot luftuan mirë, por në ndeshjen për të arritur gjysmëfinalen humben me rezultat të ngushtë 3:2.

Po ashtu kadetet dhe juniorët i kryen ndeshjet e tyre, e nesër do të zhvillojnë garat për plasmanin final në ndeshjet ekipore.

Nesër po ashtu do të zhvillohen edhe ndeshjet e individuale, për të përfunduar të dielën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)