Përurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë
Pejë, 28 shtator - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë të ditur se sot do të organizohet ceremonia përuruese e Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë.
Në përurimin e Qendrës Nacionale do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.
Përveç dekorimit të sportisteve nga Presidentja Osmani, do të mbahet edhe një performancë nga Sportistet e Xhudos brenda Qendrës Nacionale.
MKRS-ja për këtë projekt infrastrukturor fizik në fushën e sportit ka ndarë shumën financiare prej 300 mijë euro.
Kosova do të ketë Qendrën Kombëtare të Xhudos në qytetin e Pejës, investim i përbashkët i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata së Xhudos të Kosovës (FXHK) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.