11 Janar 2025

Persi do thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë të Holandës

Amsterdam, 28 mars - Sulmuesi i kombëtares hollandeze, Robin Van Persie përveç formës përfekte që ka treguar në ndeshjen e fundit me kombëtaren e tij ai është afër një rekordi historik përsa i përket golave të shënuar me ekipin “Portokalli”.

Bomberi i Manchester United me 2 golat e shënuar në eleminatoret ndaj Rumanisë i është afruar në 6 gola sulmuesit që mban rekordin Patrik Klaivert për tu bërë golashënuesi më i mirë në përfaqësuesen e Hollandës.

Ish bomber i Arsenal që në verën e kaluar kaloi në radhët e Djajve Britanikë për një shifër 30 milion euro është njeriu i momentit jo vetëm të Manchester por edhe te kombëtarja e Tulipanëve.

Ai ka ndihmuar skuadrën e Luis van Gal që të udhëheqë grupin D me pikë të plota ndërsa në ndeshjen e fundit ka marrë edhe përgëzimet e teknikut Van Gal  i cili e sheh Van Persin si sulmues të pazëvendësuseshëm në skuadër.

Sulmuesi i Portokallinjve ka shënuar deri më tani 34 gola me kombëtaren, aq sa ka edhe Huntelaar, por synimi i tij është më lartë të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Tulipanëve.

Klaivert mbetet i pari më 40 gola, Bergkamp i dyti me 37 gola, Ëilkes i treti me 35 gola, ndërsa Huntelaar dhe Van Persie kanë 34 gola.

Nëse Holanda  dhe Van Persi vazhdojnë me këto ritme atëherë Rekordi i Klaivert është mëse i arritshëm nga bomberi i Djajve Britanik.

Ky i fundit me paraqitjen e tij te Holanda dhe te Machester United ka fituar besimin e dy strategëve Van Gal dhe Ferguson duke lënë në stolë disa herë edhe sulmuesin Britanik Uejn Runi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)