23 Dhjetor 2024

Përmbyllet projekti i vizatimit të mureve dhe hapjes së fushës sportive

Prishtinë, 11 maj - Sot përmbyllet projekti i vizatimit të mureve dhe hapjes së fushës sportive së restauruar nga organizatat “The Way” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Organizata “The Way” ka realizuar këtë projekt nga artistë kosovarë dhe të huaj dhe synon që përmes artit të arrijë të promovojë vlera.

Përfaqësuesja e organizatës “The Way”, Gëzime Gegaj, ka theksuar se Komuna e Prishtinës duke parë këtë iniciativë ka marrë masa që të restaurojë këtë hapësirë dhe tani të jetë funksionale për të rinjtë.

“Komuna pasi e ka pa që projekti ka dalë mirë ka vendosur të restaurojë atë fushë sportive. Në përmbyllje të projektit do të jetë prezent drejtori i Kulturës dhe përfaqësues nga komuna e Prishtinës, gjithashtu qytetarë tjerë”, ka shpjeguar për InfoKomunën përfaqësuesja e organizatës “The Way”, Gëzime Gegaj.

Sipas saj, numri i hapësirave, të cilat duhet t'i shërbejnë të gjithëve, e në fakt duket se nuk hyjnë në punë për asgjë, po rritet gjithnjë e më shpejt. “Ne kemi për qëllim të luftojmë këtë dukuri përmes artit”.

 

/infokomuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)