Përleshje masive ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi
Doha, 20 tetor - Ndeshja e Ligës së Kampionëve në Azi ndërmjet Suwon Bluewings nga Koreja e Jugut dhe Al Sadd nga Katari ka përfunduar me një përleshje masive që çoi në përjashtimin e tre lojtarëve.
Koreanët akuzuan lojtarët nga Katari për lojë jo korrekte. Pasi që ata e larguan topin nga fusha për tiu dhënë ndihma një lojtari të lënduar, ekipi Al Sadd e mori topin dhe shënoi fol nëpërmjet Mamdou Niang në minutën e 81.
Goli i senegalezit provokoi reagimin e koreanëve që nisën përleshjen dhe më pas në fushë hyrën edhe shtabet teknike e të dyja ekipeve. Al Sadd e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë, kurse Suwon me 10.