Përkeqësohen marrëdhëniet e Ramos me Mourinhon
Madrid, 25 shkurt - Sipas zërave të fundit nëpër mediumet spanjolle, mbrojtësi Sergio Ramos i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho.
Sport shkruan se mbrojtësi ka pasur një zënkë të ashpër me zëvëndësin e Mourinhos, Aitor Karankan, para fillimit të takimit ndaj Espanyolit.
Ishte Mourinho ai që i tha Karankas të mos startojë me Ramosin ndaj Espanyolit, vendim ky që acarroi tepër spanjollin që sulmoi zvëndëstrajnerin.
I thuaj Mourinhos se është i mallkuar, besohet të ketë thënë Ramos.