22 Dhjetor 2024

Përhapja e koronavirusit vazhdon të ndikojë në futbollin evropian

Madrid, 13 mars - Përhapja e koronavirusit vazhdon të ndikojë në futbollin evropian. "La Liga" spanjolle ka pezulluar ndeshjet për dy javët e ardhshme.

Veprimi u ndërmor pasi një basketbollist i "Realit" të Madridit u diagnostikua si i prekur nga virusi.

Ekipi i basketbollit përdor të njëjtat mjedise stërvitjeje me klubin e futbollit të "Realit" të Madridit.

UEFA ka vendosur të shtyjë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve mes "Realit" dhe "Manchester City"-t të planifikuar për ditën e martë.

Edhe ndeshja e dytë e një të tetave ndërmjet "Juventusit" dhe "Lionit" është shtyrë.

"Juve" do të kalojë dy javë në karantinë, pasi analizat e mbrojtësit Daniele Rugani për virusin dolën pozitive.

Ndërkohë në "Premier League", tre lojtarë të "Leicester"-it janë izoluar, pasi shfaqën simptoma të koronavirusit.

Edhe kampionatet e futbollit në Holandë dhe Portugali janë pezulluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)