Përgatiten për Gjysmë Maratonën e Prishtinës
Prishtinë, 11 prill - Sot në sallën e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës së Prishtinë 2018 do të mbahet konferencë për media.
Në këtë konferencë do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti.
Këtë vit është organizimi i 18-të i kësaj gjysmë maratone dhe këshilli organizues i saj do të bëj përpjekjet e tij maksimale që organizimi të jetë më i dalluari deri më tani.
Për organizimin, pjesëmarrësit dhe të rejat në lidhje me gjysmë maratonën e këtij viti do të njoftoheni në këtë konferencë me media.