Përfundon sezoni për Sissokon
Torino, 2 mars - Mohamed Sissoko nuk do të luajë më për Juventusin këtë sezon, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.
Mesfushori nga Mali ka pasur probleme të vazhdueshme me gjurin e majtë, gjë që ia ka kufizuar lojën gjatë këtij sezoni.
Këtë mëngjes Momo Sissoko i është nënshtruar artroskopisë për të rregulluar kërcin e gjurit të majtë. Trajtimi është realizuar në Bordeaux nga doktor Jambou. Kthimi i tij në aksion do të ndodhë pas tre muajsh, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi bardhezi.
Juve gjithashtu ka konfirmuar se Fabio Grosso, Hasan Salihamizic dhe Giorgio Chiellini janë në dyshim për derbin e të shtunës kundër Milanit.