Përfundon me sukses operacioni i Kasanos

Milano, 4 nëntor - Sipas raportimeve të Sky Sport 24, sapo ka përfunduar operacioni në zemër i Antonio Kasanos. Ndërhyrja kirurgjikale ka zgjatur afërsisht 30 minuta dhe ka përfunduar me sukses.
Përveç specialistëve të Poliklinikës së Milanos, në sallën e operimit ka qënë i pranishëm edhe doktori i klubit të Milanit, Dr.Tavana.
Në orët në vijim do kemi informacione më të detajuara për shëndetin e sulmuesit milanist.