28 Dhjetor 2024

Përfaqesuesit e federatave shprehen pakenaqësinë e tyre

Prishtinë, 13 prill -  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknlogji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti sot dëgjim publik, me përfaqesues të federatave të ndryshem dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me Projektligjin për Sponzorizim dhe Donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Kryetari i komisionit shprehi pakënaqesin e tij për numrin e ulët të të pranishmëve nga federatat e ndryshme në dëgjim publik.

Përfaqesuesit e ministrisë së kultures, rinisë dhe sportit, informuan komisionin se gjatë draftimit të ketij projekltigji kan qenë të pranishem më shumë përfaqesues nga federatat. Gjithashtu shprehen pakënaqesine në vleren e percaktuar prej 10% dhe kërkuan që të rritet ne 30%, sepse ajo e përcakton edhe drejtimin e organizatave përfituese.

Ndërkaq përfaqesuesit e federatave shprehen pakenaqësinë e tyre në lidhje me mënyrën e raportimit të donacioneve, si dhe të klubeve sportive të paregjistruara në federatat përkatese.

Në fund, Hasani kërkoi që të gjitha vëretjet dhe sygjerimet të dërgohen me shkrim në komision për shqyrtim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)