Perez do ta mbajë Kakan
Madrid, 13 tetor - Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk është i gatshëm që të lejojë brazilianin Kaka të largohet nga kryeqyteti i Spanjës, gjithnjë sipas Sport.
Është thënë më parë se Kaka është fare pranë largimit të tij nga Bernabeu, por kështu nuk mendon Florentino Perez, që nuk dëshiron ta lejojë largimin e asit brazilian.
Florentino mendon se do të ishte humbje e madhe për klubin largimi i Kakas.
Sidoqoftë, sipas sportives katalunase ai është i gatshëm që të bisedojë me Chelsean, nëse Carlo Ancelotti dëshiron të bëjë ofertë për lojtarin e tij të preferuar, Leite Kaka.