Pepe te Reali deri në vitin 2016
Madrid, 22 mars - Mbrojtësi portugez Pepe ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2016 - njofton Marca.
Qendërmbrojtësi ka qenë në bisedime me Los Blancos për disa javë, ndërsa duket se më në fund të dyja palët kanë arritur te pika e përbashkët.
Kontrata paraprake e Pepes duhej të skadonte në verën e vitit 2012, mirëpo ish-mbrojtësi i Portos do të vazhdojë qëndrimin në Bernabeu, ku do të përfitojë nga katër milionë euro për sezon.