Pepe Reina refuzon Atletico Madridin
Londër, 29 qershor - Portieri i Liverpoolit spanjolli, Pepe Reina ka mohuar spekulimet rreth mundësisë së largimit të tij nga Liverpooli dhe transferimit tek Atletico Madrid në vend të David de Geas.
Reina, 28 vjeç, thuhej se mund të kalojë në Atletico, pasi De Gea të finalizojë transferimin tij në Manchester United. Mirëpo, ai ka insistuar se planifikon të mbetet në Liverpool.
\"E di se Atletico kërkon një portier të ri, por nuk do të ndërroj skuadër. Kam kontratë 5-vjeçare dhe jam i lumtur tek Liverpool\", tha Reina për të përditshmen spanjolle Il Mundo Deportivo.