06 Maj 2025

Pepe: Meritoj të luaj për Realin

Madrid, 4 prill - Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka deklaruar se nuk po mendon të largohet nga Santiago Bernabeu.

Portugezi ka marrë kritika të shumta për sjelljet e tij në fushë, mirëpo ai mendon se meriton ta bartë fanellën e Los Blancos dhe se kurrë nuk ka menduar për largim.

“Të gjithë kemi të meta, por unë nuk mendoj se kam ndonjë që më pengon të luaj për këtë klub”.

“Unë e jap trupin dhe shpirtin tim për ta mbrojtur këtë klub për të gjithë tifozët që vijnë të na shikojnë”.

“Asnjëherë nuk kam menduar që të largohem. Vërtet më pëlqen të jem te Madridi, tifozët më duan dhe unë i dua”.

“Sapo kam nënshkruar kontratë të re vitin e kaluar dhe shpresoj që ta respektoj atë”, ka thënë Pepe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)