Pep Guardiola vazhdon me rekorde
Barcelonë, 13 prill - Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një trajner i Barcelonës ti fitoj katër edicionet radhazi të El-Classico-s, ndërsa një rekord të tillë ka arritur edhe një herë tjetër trajneri më i mirë në botë, Pep Guardiola shkruan El Mundo Deportivo.
Deri më tani, Pep Guardiola ishte në një nivel me Enrike Fernandez (1947-1949) dhe Teri Vejnebëlls (1984-1986) të cilët kishin arritur nga tre fitore në ndeshjet me Realin e Madridit.
Ajo që len përshtypje edhe më shumë në arritjet e Pep Guardiolas është edhe fakti që në këtë periudhë Barcelona ka arritur një gol-dallim shumë mbresëlënës11:2, (2:0, 2:6, 1:0 dhe 0:2), dhe se dy fitore nga gjithsej 4 ndeshje ka regjistruar në mes Santiago Bernabeut.
Guardiola: Pedro i ka tejkaluar pritjet
Ai ka theksuar se ishte pa fjalë kur kishte të bëjë me sulmuesin e ri Pedro, duke thënë se ai i ka tejkaluar pritjet për të.
Ai është i pabesueshëm. Ne të gjithë e dinim se ai është lojtar kualitativ dhe se ai është mjaft i mirë për ekipin e parë, por ai po ofron më shumë se që kemi paramenduar.
Nuk kam fjalë për këtë djalosh dhe atë çfarë ka bërë ai këtë sezon. Ne jemi të kënaqur me paraqitjet e tij dhe unë vetëm shpresoj se ai do të vazhdojë kështu siç ka bërë deri tani, u shpreh Guardiola.