Pensionohet Roberto Carlos
Madrid, 2 gusht - Mbrojtësi i krahut të majtë, legjendari Roberto Carlos, ka vendosur që me efekt të menjëhershëm të pensionohet nga futbolli.
39 vjeçari ka vendosur ti varrë këpucët e tij, pak kohë pasi konfirmoi se do të pensionohej në fund të sezonit.
Unë kam biseduar që të zhvillohet një ndeshje lamtumirëse mes Real Madridit dhe Anzhit, ka thënë Carlos i cituar nga EFE.
Roberto Carlos pasi kaloi nga Interi te Real Madridi fitoi tri Liga të Kampionëve, katër La Liga dhe tri Superkupa të Spanjës.