Pele shtrohet në spital
Sao Paulo, 14 nëntor - Legjenda e futbollit botëror, Edson Arantes do Nascimento Pele, u shtrua ditën e djeshme në një spital në Sao Paulo.
Lajmi raportohet nga mediat braziliane, të cilat iu referuan burimeve spitalore.
Një zëdhënës i spitalit \"Albert Einstein\" konfirmoi praninë e 72-vjeçarit në spital, por nuk ofroi më shumë informacione mbi problemet që bënë Pelenë të kishte nevojën e ndihmës mjekësore.
Megjithatë, sipas të përditshmes \"Folha de Sao Paulo\", e cila iu referua një miku të paidentifikuar të Pelesë, ai iu nënshtrua një operacioni në ije, për të korrigjuar një problem që kishte me kockën e femurit.