23 Dhjetor 2024

Pele: I zhgënjyer nga Franca dhe Italia

Johanesburg, 28 qershor - Legjenda e Futbollit Botëror Pele, është shprehur së ka mbetur i zhgënjyer nga eliminimi i shpejtë i Italisë dhe Frances nga Botërori 2010, ndërkohë që sheh si favorite për të fituar Kupen e Botes, Brazilin dhe Argjentinen.

"Kush mund të thonte në fillim së Italia dhe Franca do të ktheheshin kaq shpejt në shtëpi? Askush nuk e kishte menduar ketë. Një tjetër gjë qe kemi thënë ka qenë se meqë Botërori do zhvillohej në Afrikë, skuadra afrikane do të shkonin larg, por ato janë thuajse të te gjitha të eliminuara. Skuadrat e amerikes jugore dhe ato latine po ecin shumë mirë, por ne kemi parë Brazilin dhe padyshim Argjentinen që benë një paraqitje të shkëlqyer. Por nuk duhet te harrojme ketu Spanjen dhe Portugaline”, ka bere te ditur Pele.

“O Rey”, nuk ka harruar t’i pergjigjet rivalit te tij te perhershesm Diego Armando Maradona, qe vetem pak dite me pare e kishte sulmuar ate verbalisht. Maradona? Ai me adhuron, me dashuron mua. Ne e ndihmuam ate te regjistronte shfaqjen e pare kur kishte shume probleme. Ai me kërkoi ta ndihmoja dhe une shkova atje dhe mora pjese ne shfaqjen e tij. Me pas ishte dhe nje ndeshje bamirësie ne “Bonbonera”, qe e organizoi ai dhe me kërkoi te shkoja. Une isha atje per ta mbështetur. Keshtu, ai me dashuron mua, pasi sa here intervistohet, kujtohet per mua”, ka përfunduar Pele.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)