Pedro pranon bankën rezervë
Barcelonë, 15 tetor - Anësori i Barcelonës, Pedro Rodriguez, ka pranuar një rol dytësor në ekipin e trajnerit Vincente del Bosque.
25-vjeçari shënoi het-trik në ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë, megjithatë ai mund të mbetet në bankën rezervë në takimin e të martës ndaj Francës.
Ka futbollistë si Torres dhe Adres Iniesta, të cilët kanë shumë përvojë.
Jam i lumtur të kontribuoj për suksesin e skuadrës dhe shënimi i het-trikut tim të parë ishte i veçantë, por është më me rëndësi që ti sigurojmë tri pikët, ka thënë Pedro.