Paulo Dybala i Juventusit del pozitiv për koronavirus
![Paulo Dybala i Juventusit del pozitiv për koronavirus](http://ekonomia.info/repository/images/main/futbollisti_argjentinas_paulo_dybala_i_skuadres_juventus.jpg)
Klubi i Juventusit konfirmoi në një komunikatë të fundit për shtyp sePaulo Dybala rezultoi pozitiv dhe është izoluar vullnetarisht.
Në deklaratën e Juventusit bëhet e ditur se Dybala nuk ka simptoma dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Pas Daniele Ruganit dhe Blez Matuidi, Dybala është lojtari i tretë i Juventusit i konfirmuar me koronavirus.