11 Janar 2025

Pato te Corinthians për 15 milion euro

Milano, 4 janar - Lajmi ishte bërë i ditur prej kohësh, por tashmë ka marrë karakterin e njoftimit zyrtar. Alexandre Pato largohet nga Milan dhe kalon te Corinthians, ku do të veshë sërish fanellën me numrin 7.

Njoftimin e kanë dhënë dy klubet respektive, përmes faqeve të tyre në internet. Transferimi është i karakterit përfundimtar dhe Galliani ka mbyllur cdo tratativë në vlerën e 15 milionë eurove. Në ditët e ardhshme, lojtari do të kryejë vizitat mjekësore, një rit i zakonshëm pas cdo transferimi.

Sulmuesi brazilian do të firmosë një kontratë 4-vjecare, menjëherë pasi të kalojë testet mjekësore. Pato largohet kështu nga Milan pas 5 vitesh me ulje e ngritje, të karakterizuar nga shumë gola, por gjithashtu, po aq shumë dëmtime.

Nga janari 2008 deri në golin e tij të fundit, ai ndaj Anderlecht në Champions League, i cili koincidon edhe me lëndimin e tij të fundit, braziliani ka shënuar 63 gola në 150 ndeshje zyrtare. Galliani, sic e kishte deklaruar gjatë ditëve të kaluara, ka arritur një marrëveshje për rreth 15 milionë euro.

Detajet e kontratës nuk bëhen të ditura. Nuk bëhet fjalë për një shkurtim të pagës së “Patokut”, as për një rikthim të tijin te Milan pas 2 apo 3 vitesh, sic kishte deklaruar dëshirën e tij Silvio Berlusconi, por “Në rast të një shitjeje të ardhshme, - lexohet në Corinthians.com.br, - 60% e shumës do të shkojë për klubin brazilian, ndërsa 40% për Pato-n”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)