Pato: Nëse largohem nga Milani dua Barçën
Milano, 12 tetor - Pas Milanit vjen vetëm Barcelona. Kjo është, në të ardhmen, idea e Aleksandro Patos.
Sulmuesi i ri brazilian që ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e tij, ka folur për të ardhmen:
Nëse një ditë do të largohesha nga Milani do të më pëlqente të vishja fanellën e Barcelonës.
Por, sulmuesi kuqezi ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të mund të luajë në Premier Ligë me fanellën e Mançester Sitit, klubi që duket se ka bërë gati një ofertë prej 65 milionë eurosh për brazilianin:
Jam i nderuar nga oferta që Siti ka bërë për mua, por unë jam një lojtar i Milanit dhe jam mirë këtu, ka thënë Pato.