29 Prill 2024

Pato në fushë vitin tjetër

Milano, 15 nëntor - Një lajm i tronditur sulmoi skuadrën italiane Milanin kur mjekët vërtetuan se futbollisti i tyre nga Brazili, Alexandre Pato është lënduar në kofshë dhe do të qëndroj jashtë fushave për gjashtë javë më së paku.

Milani ka pasur vështirësi të mëdha pasiqë lëndimet e futbollistëve të mirë nuk i ndalen aspak, para Patos ka qenë i lënduar edhe Filippo Inzaghi.

Lajmin për Paton e ka bërë të ditur vet klubi në një komunikatë zyrtare.

Pato është lënduar në ndeshjen e së mërkurës ndaj Palermos, por mendohej që dëmtimi do të ishte i lehtë. Pato në fushë do të dalë vitin tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)