Pato mungon gjashtë javë
Milano, 13 nëntor - Sulmuesi i Milanit, Alxandre Pato, ka pësuar një lëndim gjatë fitores prej 3-1 ndaj Palermos, ndërsa skanimet e para kanë treguar se braziliani do të jetë jashtë fushave të blerta për së paku gjashtë javë.
Tashmë ishte e ditur se Pato do të mungonte në superderbin ndaj Interit të dielën, por testet tani kanë konfirmuar se ai do të jetë jashtë aksionit deri në fund të muajit të ardhshëm.
Mjeku kryesor te Milani, Dr. Gianluca Melegati, bën të ditur se ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një lëndim të shkallës së dytë në muskulin e kofshës së majtë. Koha e riaftësimit është rreth gjashtë javë, shkruan në komunikatën e klubit Rossoner.
Ky është një lajm tjetër i keq për Milanin pasi që ishte konfirmuar përfundimi i sezonit për sulmuesin veterean Filippo Inzaghi, edhe ky për shkak të lëndimit.