Pato ka pësuar një lëndim të ri
Milano, 23 gusht - Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka pësuar një lëndim të ri para fillimit të sezonit 2012/2013 në Serie A.
Braziliani ka lënduar muskulin gjatë një seance stërvitore të mërkurën. Në ditët në vijim, 22-vjeçari do tu nënshtrohet skanimeve për të përcaktuar seriozitetin e lëndimit.
Milani njofton se gjatë një ndeshjeje që u mbajt në stërvitjet e sotme, Alexandre Pato ka paraqitur një problem me aduktorin e majtë.
Në ditët në vijim do të bëhen ekzaminime tjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Rossonerët.