Pato: Dua të luaj për Barcelonën, jo Cityn
Milano, 10 tetor - Barcelona është alarmuar pasi sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka thënë se ai më parë do ti bashkohej klubit spanjoll se sa Manchester Cityt.
Klubi nga Liga Premier është lidhur me një mega-ofertë në vlerën 75 milionë eurove për brazilianin e ri, i cili gjeti rrjetën në fitoren e mbrëmshme të Brazilit ndaj Iranit.
Por Pato preferon Spanjën dhe ka thënë se ai do të largohej nga Milani vetëm për Barcelonën, edhe pse shton se është i lumtur në San Siro.
Nëse një ditë largohem nga Milani, atëherë do të doja të luaj për Barcelonën. Jam i nderuar nga oferta e Cityt, por unë jam lojtar i Milanit dhe jam mirë këtu, ka thënë Pato për Eurosport.it.