Pastrohet stadiumi “Fadil Vokrri”
Prishtinë, 21 shtator - Let’s Do It Kosova organizon sot aksionin e radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, i cili do të mbahet pranë stadiumit “Fadil Vokrri”.
Në aksionin e nesërm, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, u.d i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe rreth 200 tifozë të klubit të Prishtinës “PLISAT”.
Aksionit do t’i bashkohet edhe ndërmarrja “Pastrimi” me makinerinë e saj dhe ndërmarrja private N.T.SH "Kristal".