Pastore transferohet për 43 milion euro

Palermo, 7 gusht - Pas dy sezoneve në radhët e Palermos, mesfushori argjentinas Havier Pastore i është bashkuar zyrtarisht PSZH-së.
Transferi ka një vlerë prej 43 milion euro, ndërsa marrëveshja është pesë vjeçare.
Para ardhjes së Pastores, klubi francez mbrëmë ka pësuar disfatën e parë me fillimin e kampionatit nga Lorien me rezultatin 1:0.
Pastore ishte kërkuar edhe nga klube të tjera evropiane, mirëpo oferta më e pranueshme ishte nga Paris Sent Zhermen.