Pastore: Nuk vlej 100 milionë euro
Palermo, 5 shkurt - Javier Pastore ka hedhur poshtë pohimet e presidentit Maurizio Zamparini, i cili ka thënë se asi i Palermos vlen plot 100 milionë euro.
A kam klauzolë prej 100 milionë eurosh? Mendoj se kjo është një shaka. Unë mendoj vetëm për të tashmen, të luaj dhe të përmirësohem. Unë nuk ndihem sikurse zotri. 100 milionë euro. Nuk shikoj paratë, nuk më interesojnë shumat.
Unë do të qëndroja te Palermo sepse vërtet jam i lumtur këtu dhe nuk është momenti për tu larguar. Është përvojë e mirë dhe unë e gjej veten në mesin e të gjithëve. Dëshira ime për të qëndruar do të rritet nëse ne arrijmë rezultate, u shpreh Pastore për Il Corriere dello Sport.