Pastore mund të qëndrojë tek Palermo

Palermo, 18 korrik - Pavarësisht nga deklaratat e fundit të presidentit të Palermos Maurizio Zamparini, mesfushori argjentinas, Javier Matias Pastore, sipas spekulimeve të fundit të raportuara nga faqja zyrtare e Palermos, ai mund të qëndrojë tek Palermo.
Kjo vjen si shkak i përformances së dobët në Kupën e Amerikës ku mbremë edhe u eliminua në çerekfinale nga Uruguaji , ndërsa klubi Siçilian mund ta tërheq argjentinasin nga merkato duke shpresuar që vitin e ardhshëm të ngritet vlerësimi tij.
Ndër pretendentët e shumtë për Pastoren janë Milan, Inter, Manchester City, Manchester United dhe Malaga.