Park: Unitedi gjithmonë në zemrën time
Manchester, 10 korrik - Mesfushori Park Ji-Sung ka deklaruar se nuk do ta harrojë asnjëherë kohën që kaloi me fanellën e Manchester Unitedit.
Ka qenë një privilegj i madh që isha pjesë e një skuadre aq të madhe, që fitova aq shumë dhe që kam luajtur me bashkëlojtarë të veçantë dhe për menaxherin më të madh të futbollit, ka thënë Park.
Pas shtatë viteve që kaloi në Old Trafford, jugkoreani iu bashkua QPR-së.