22 Prill 2025

Paris Saint German nuk heq dorë nga Kaka

Paris, 27 shtator - Skuadra franceze, Paris Saint German (PSG) nuk e ka në ndërmend të heq dorë nga braziliani i Real Madridit, Leite Kaka.

Sipas \"Sportmediaset\", PSG do të bëjë një ofertë të re për brazilianin në vlerë prej 20 milion euro.

Francezët e PSG synojnë që gjatë merkatos së janarit në skuadër të sjellin ish-asin e Milanit.

Raportohet se drejtori sportiv i skuadrës franceze, braziliani Leonardo është duke punuar në këtë drejtim, në mënyrë që bashkëvendësin e tij ta sjell në Paris.

Gjatë merkatos së verës Leonardo e kërkonte me ngulm mesfushorin brazilian tek ekipi francez i PSG por kjo gjë nuk u arrit dot dhe tashmë kërkon ta rrëmbejë gjatë merkatos së dimrit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)