22 Prill 2025

Paris Saint Germain kërkon transferimin e Marouane Chamakh

Paris, 11 tetor - Ekipi francez i Paris Saint Germain është duke konsideruar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Arsenalit, Marouane Chamakh, kanë njoftuar mediet franceze të hënën.

Gjiganti nga Ligue 1 është duke monitoruar sulmuesin, pavarësisht vështirësive të tij për adaptim në futbollin anglez pas transferimit nga Bordeaux më 2010.

Njoftime tjera sugjerojnë se drejtues të PSG-së tashmë kanë kontaktuar me homologët e tyre të Arsenalit rreth mundësisë së rikthimit të Chamakhut në Ligue 1 gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)