Paris Saint-Germain, 40 milion euro për Hamsik
Paris, 3 tetor - Paris Saint-Germain, më saktësisht ish trajneri i Milanit dhe Interit, Leonardo i cili tani ka rolin e drejtorit sportiv te klubi francez, dëshiron të transferojë mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik.
Sipas të përditshmes franceze L`Equip, kryesia e re e klubit francez është e gatshme të ofrojë 40 milion euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit sllovak.
I cili në sezonet e fundit ka qenë njëri prej futbollistëve kyç të Napolit, në arritjen e rezultateve pozitive në Serie A.
Hamsik kërkohej edhe gjatë merkatos së verës nga ekipi francez i PSG por pas mbërritjes së Leonardos si drejtori sportiv i klubit interesi për të u shtua akoma më shumë.