06 Maj 2025

Paris Saint Germain, 100 milionë euro për Van Persie dhe Kaka

Paris, 11 prill - Robin Van Persie është emri i parë në listë, Gonzalo Higuain alternativa dhe ëndrra vazhdon të mbetet Ricardo Kaka.

Sipas “France Football”, Paris Saint Germain do të verë në dispozicion të Carlo Ancelotti 100 milionë euro për sezonin veror të merkatos dhe objektivi primar është blerja e sulmuesit të Arsenal, që Wenger nuk e lë të lirë pa një ofertë minimale prej 35 milionë eurosh.

Në rast se tentativa për Van Persie do të dështonte atëherë Higuain shihet si alternativa primare, e cila mund të bëhet e mundshme për një shifër prej 30 milionë eurosh.

Më pas është Kaka që Ancelotti para pak kohësh deklaroi se në rast se Reali do ta lërë të lirë lojtarin ata menjëherë do të prezantohen me një ofertë prej 30 milionësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)