23 Dhjetor 2024

Paraguaji dhe Spanja shkojnë në çerekfinale

Johanesburg, 30 qershor - Paraguaji ka fituar të drejtën për të vazhduar aventurën e Botërorit Afrika e Jugut 2010 pasi u tregua më i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshave përballë Japonisë. Ndërsa një gol i David Vijës në minutën e 63 të takimit ka përcaktuar fatin e derbit iberik mes Spanjës dhe Portugalisë.

Skuadra amerikano-latine e nisi takimin me më shumë vrull para portës së aziatikëve, por rastet për të shënuar ishin shumë të pakta cka u pasqyrua edhe në rezultatin final 0-0. E gjithë ndeshja u karakterizua nga përplasje të forta në mesfushë ku të dyja skuadrat treguan përgatitje të lartë fizike, por pak fantazi.

Honda dhe Santa Cruz u furnizuan sa duhet nga shokët e tyre, duke lënë që gjithcka të rridhte drejt rrjetave të paprekura. Fatin e kualifikimit e kanë pasur në dorë portierët pasi edhe 30 minutëshi shtesë nuk dhuroi asnjë emocion dhe pak ngacmime.

Gjithcka u vendos nga penallta e Komanos e goditur në tranversë, cka bëri që Paraguaji të fitonte 5-3 nga pika e bardhë. Ky është një kualifikim historik për skuadrën amerikano-latine që shkon për herë të parë në një cerekfinale botërori. Kundershtari i skuadrës së Martino-s do të dalë nga ndeshja e mbremjes së sotme, Spanjë-Portugali.

Një gol i David Vijës në minutën e 63 të takimit ka përcaktuar fatin e derbit iberik mes Spanjës dhe Portugalisë.

Ndeshja nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat më shumë të kujdesshme në mbrojtje. Të parët që marrin iniciativën janë spanjollët e Del Boskes, të cilët u shfaqën disa të rrezikshëm para portës së Eduardos. Ky i fundit në dy raste i mohoi golin sulmuesit Fernando Torres. Me kalimin e minutave portugezët fitojnë terren në fushë duke tentuar disa herë nga distanca. Në një rast të tillë Kasijas bën mrekullinë teksa devijon gjuajtjen e Tiagos. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

E njëjta panoramë shihet edhe në minutat e para të pjesë së dytë, Spanja më kërkuese për golin ndërsa Portugalia që tregohet e kujdesshme dhe kërkon golin me kundërsulm. Në minutën e 63 David Vija futet brenda zonës në krahun e majtë të saj dhe godet. Gjuajta e parë bllokohet prej portierit Eduardo, por topi rikthehet në këmbët e golashënuesit spanjoll i cili këtë herë nuk gabon, topi përfundon në rrjetën e skuadrës portugeze.

Goli i avantazhit qetësoi Spanjën e cila më pas ka menduar për administrimin e rezultatit duke qarkulluar topin. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi, Portugalia goditet sërish teksa në minutën e 90-të Rikardo Kosta ndëshkohet me kartonin e kuq. Koha e mbetur nuk mjafton për Portugalinë e Ronaldos, i cili ishte totalisht në hije në këtë takim, për të barazuar rezultatin.

Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së 1/8 të Botërorit afrikan që plotëson panoramën e çifteve çerekfinaliste që janë Brazil-Holandë, Argjentinë-Gjermani, Uruguaj-Ganë dhe Spanjë-Portugali.

Botërori rikthehet më datë 2 korrik me dy ndeshjet e para, Brazil-Holandë në orën 16:00 dhe Uruguaj-Ganë në orën 20:30.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)