Palermo insiston për transferimin e Erjon Bogdanit
Palermo, 21 qershor - Skuadra italiane Palermo, është duke insistuar për transferimin e sulmuesit 36-vjeçar të kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani.
Palermo në edicionin e ardhshëm do të luajë në Serie B, ndërsa do të drejtohet nga ish-lojtari i njohur italian, Gennaro Gattusso.
Gattusso kërkon një sulmues me përvojë që të ndihmojë skuadrën të kthehet në Serie A dhe Bogdani është në mesin e lojtarëve të preferuar.
Bogdani e njeh shumë mirë futbollin italian, pasi në këtë vend luan që nga viti 2000. Së fundi ishte pjesë e Sienas.
Ai në Serie B ka luajtur tri edicione, ndërsa pjesën tjetër e kaloi në Serie A.