Ozil nuk shkon tek United
Madrid, 10 tetor - Mesut Ozil nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi, përkundër faktit se trajneri Jose Mourinho nuk ka më besim të mjaftueshëm tek mesfushori gjerman.
Së fundmi, tabloidit gjerman Bild ka shkruar se futbollisti me prejardhje turke mund të transferohet tek Manchester United, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vetë futbollisti, që ka kontratë deri në vitin 2016 me Los Blancos.
Nuk jam në dijeni për këta zëra, por për çdo rast, më duhet ta konfirmoj se në Madrid ia kaloj mirë dhe nuk mendoj për diçka tjetër, deklaroi Ozil, i cili në të kaluarën ka luajtur në Werder Bremen.