Ozil kërkohet nga Al Sadd
Doha, 9 nëntor - Mesut Ozil kërkohet nga ish-skuadra e Xavi Hernandez, Al Sadd që kërkon ta marrë në Katar.
Gjithsesi problemi për klubin nga Doha qëndron te dëshira e Ozil që synon të qëndrojë te Fenerbahce deri në fund të karrierës, në mënyrë që në momentin që të tërhiqet nga futbolli i luajtur të marrë një rol drejtuesi te verdhezinjtë nga Stambolli.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por e sigurt është që Al Sadd do të bëjë një tentativë për ta marrë lojtarin në Katar.