Ozil dhe Khedira pranë rinovimit
Madrid, 30 mars - Dy mesfushorët gjermanë të Real Madrid, Mesut Ozil dhe Sami Khedira, janë shumë pranë rinovimit të kontratës me madrilenët.
Mediat gjermane dhe ato spanjolle bëjnë të ditur se Khedira ka arritur akordin me klubin për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera.
Ndërsa Mesut Ozil së bashku me babanë e tij menaxher kanë nisur bisedimet, por nga ana tjetër teksa e kërkon Bayern Munchen, i ka bërë presion Los Blancos-ve për rritje page.