04 Janar 2025

Otto Rehhagel trajner i Shqipërisë

Tiranë, 13 nëntor - Tranjeri gjerman Otto Rehhagel, kampion Europe me kombëtaren helene, mund të jetë një prej kandidatëve kryesorë për marrjen e drejtimit të stolit të Shqipërisë.

Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit thonë se problemi i vetëm që shfaq presidenti Armando Duka është mosha e gjermanit, 73 vjeçare (9 Gusht 1938), për pikat e tjera të marrëveshjes duket se palët kanë rënë dakord.

Gjermani Rehhagel është emër i njohur i futbollit gjerman dhe atij europian. Përveçse ka luajtur në Bundesligë me ekipe të mëdha si Bayern Mynih dhe Werder Bremen, tekniku u bë i famshëm në drejtimin e Greqisë ku në 2004 fitoi Kampionatin Europian Portugali 2004 ku mundi në finale pikërisht vendasit portugezë dhe kualifikimi i helenëve në Kampionatin Botëror Afrikë e Jugut 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)