Osvaldo i afrohet Interit
Romë, 2 gusht - Futbollisti i Romës, Pablo Osvaldo, tashmë larg verdhekuqëve, pas blerjes së Borinit, mund të bëhet lojtar i Interit. Zikaltrit janë të interesuar për sulmuesin ashtu siç deklaroi dhe agjenti i tij.
Ish bomberi i Espanyol-it dëshiron të luajë në Milano. Interi dhe Roma do të takohen së shpejti për të gjetur një akord ekonomik dhe do të diskutojnë rreth formulës së transferimit.
Osvaldo kontrata e të cilit skadon në qershor 2016, vlerësohet me 15 milionë euro.