05 Maj 2025

Oscar, te Shanghai për 71 milion euro

Londër, 14 dhjetor - Sipas medias britanike, futbollisti brazilian, Oscar do të lërë Chelsean për t’u transferuar në Super Leaguen kineze te Shanghai SIPG që drejtohet nga Villas Boas për një vlerë prej 71 milionë eurosh.

Prej muajsh Oscar e ka humbur vendin në formacionin bazë të Chelseat dhe për këtë arsye ai po e mendon seriozisht kalimin te Shanghai qe i ka pergatitur nje kontrate me pagë 20 milionë euro në sezon.

Në Europë padyshim nuk mungojnë klubet që i vlerësojnë aftësitë e futbollistit brazilian dhe së fundmi u fol edhe për një interesim të Milanit dhe Juventusit në drejtimin e tij.

Megjithatë asnjë nga klubet e interesuar duket se nuk ka ndërmend të bëjë sakrifica ekonomike për të, gjë që nuk përbën asnjë lloj problemi për skuadrën e Shanghait.

Kjo lëvizje e bën Oscar futbollistin më të kushtueshëm në kampionatin kinez. Deri tani këtë titull e mban Hulk për të cilin Shanghai pagoi 56 milionë euro duke i garantuar futbollistit një kontratë me pagë 19 milionë euro në sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)