05 Maj 2025

OSBE organizon turne multietnik të tenisit

Prishtinë, 5 shtator - Duke filluar nga sot, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Klubin e Tenisit Prishtina dhe Klubin e Tenisit Gračanica, do të organizojnë një turne multietnik gjashtë-ditor të tenisit. 

Rreth 50 pjesëmarrës nga mosha 8 deri në 18 vjeç nga komunitetet shqiptare, serbe, gorane dhe turke do të marrin pjesë në turne.

Gjatë pesë ditëve të para, pjesëmarrësit do të trajnohen nën mbikëqyrjen e trajnerëve të akredituar, kurse me 10 shtator, ditën e fundit të ngjarjes, do të garojnë në dy grupe, nga 8 deri 14 vjeç, dhe nga 14 deri 18 vjeç.

Pjesëmarrësit do të marrin certifikata, kurse vendi i parë dhe i dytë i të dy grupeve do të shpërblehen me medalje.

Qëllimi i këtij turneu është të rrisë pjesëmarrjen e fëmijëve në nevojë në sport, dhe ndërveprimin mes komuniteteve të ndryshme.

Turneu është i hapur për publikun, dhe ftohen mediat të marrin pjesë në ngjarje sot, e hënë 5 shtator 2016,  në Klubin e Tenisit Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)