OSBE organizon lojërat finale të turneut të basketbollit për juniorë
Prishtinë, 8 shtator - Misioni i Organizatës për Siguri i Bashkimit Evropian në Kosovë (OSBE) organizon lojërat finale të turneut të basketbollit për juniorë.
Lojërat gjysmëfinale dhe finale të turneut të basketbollit për juniorë do të mbahen sot në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Pas stërvitjeve nën mbikëqyrjen e trajnerëve të akredituar, nesër do të garojnë katër ekipe, që përfaqësojnë komunitete të ndryshme dhe klube të ndryshme basketbolli për juniorë nga Gjakova, Prishtina, Prizreni dhe Shtërpca.
Fjalimet mirëseardhëse do të mbahen nga Kilian ëahl, Zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, pas së cilëve do të luhen ndeshjet dhe do të ndahen medaljet dhe trofetë për ekipet fituese.