Organizohet xhiro e shtate e superliges dhe liges se pare në Pingpong
Prishtinë, 6 maj - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizohet sot javen e fundit e garave ekipore të Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në Pingpong.
Në xhiron e shtatë, të fundit për këtë sezon, në Superligën e Kosovës na presin shumë përballje interesante, e mbi të gjitha derbi ndërmjet Prishtinës dhe Lidhjes së Prizrenit, që do të luftojnë për vendin e dytë për sezonin vjeshtor si dhe për mundësinë që të mbesin në luftë për vendin e parë ekiporë për vitin 2017.
A do të mundin talentet e ri të Prizrenit të mposhtin përvojën e talenteve nga Prishtina, na mbetet të shohim në derbin që do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë, në sallën e pingpongut duke filluar nga ora 10:00.
Sot po ashtu do të zhvillohen edhe xhiroja e fundit për Ligën e Parë të Kosovës. Elting Kosova tanimë ka siguruar vendin e parë për sezonin pranveror pa asnjë humbje, e po ashtu edhe Sharri që ka vetëm një humbje, e sot do të përballet me Vllaznimin e Gjakovës që nuk kanë startuar mirë këtë sezon.