Operohet Torres, Spanja në ankth
Madrid, 21 prill - Sulmuesi i Liverpulit dhe Spanjës, Fernando Torres, do të jetë gjashtë javë jashtë fushave, pasi i është nënshtruar operacionit në këmbën e tij të lënduar. Ai ishte i dëmtuar për disa javë rresht, por shpresonte që të shërohej në përfundim të këtij sezoni.
Një zëdhënës i Liverpulit ka bërë të ditur se: Ishte vendosur që ai ti nënshtrohej operacionit në këmbën e djathtë, ku ka pësuar dëmtimin.
Ai është në dyshim për ndeshjen hapëse të Spanjës kundër Zvicrës, më 16 qershor dhe përfundimisht do të mungojnë në gjysmëfinalen e Europa League kundër Atletikos së Madridit, klub nga i cili u shit në vitin 2007.