Olic në prag të largimit nga Bayern
Mynih, 12 shkurt - Sulmuesi Ivica Olic ka paralajmëruar për një largim nga skuadra Bayern Mynih pasi aktivizimi i tij në ndeshjet e këtij sezoni nuk ka qenë i plotë.
Mësohet se ai ka luajtur shumë pak pasi të shumtën e ndeshjeve ka qëndruar në pankinë, gjë që ka bërë që ai të shënojë vetëm dy gola gjatë gjithë sezonit.
Askush nga Bayern Mynih nuk më ka kontaktuar për të folur rreth fatit tim në këtë ekip. Dua që kjo çështje të zgjidhet sa më parë. Kam familje dhe fëmijë që shkojnë në shkollë. Për momentin, largimi im duket i sigurtë, deklaroi Olic.
Sulmuesi 32 vjeçar pohoi se nuk mund të presë deri në Maj për të biseduar rreth të ardhmes duke preferuar të largohet ndonëse nuk e ka bërë publik destinacionin e tij të ardhshëm.